Marrëdhënia e tyre nisi konfliktuale dhe u kthye në miqësore.
Noizy dhe Dafina Zeqiri sot kanë një miqësi të pastër dhe shpesh e mbështesin njëri-tjetrin në projektet e tyre të reja. Madje nuk harrojnë që këtë ta bëjnë këtë edhe publikisht. Kështu, Duffye vetëm para pak ditësh ka lançuar këngën e saj më të re në tregun ndërkombëtar, “Told Ya”. Shumë shpejt ajo do t’i realizojë edhe klipin, trailerin e të cilit e publikoi mbrëmjen e kaluar. Dhe aty nuk mund të mungonte edhe komenti i Noizyzt teksa komplimenton “Told Ya’. Madje ai e ka postuar edhe në Instastorien e tij trailerin e këngës. /intv.al/