Noizy ka qenë disa herë i pranishëm në Prishtinë me koncerte, që pas incidentit që ndodhi me grupin kundërshtar Babstars.
Por këtë herë duket se vajtja e tij atje është për një tjetër arsye. 30 vjeçari po zhvillon një takim me reperin e njohur gjerman Kay One i cili arriti dje pasdite në Prishtinë.
Ai nuk është i pranishëm atje për ndonjë koncert por statusi që ka postuar së fundmi zbulon arsyen e vërtetë të atij udhëtimi. 32 vjeçari aty shkruan: “Në Prishtinë me Noizyn”, edhe pse ende nuk ka postuar ndonjë foto me reperin shqiptar. Me siguri pas këtij takimi fshihet ndonjë bashkëpunim mes tyre.
Kujtojmë që Kay One është një ndër emrat më të pëlqyer i cili karrierën e nisi në label-in e Bushidos, për t’u ndarë më pas jo fort miqësisht me njëri-tjetrin.