Noizy e ka treguar shpesh me postimet e tij në Insta se është i fiksuar pas divës së muzikës Rihanna dhe e kemi parë që edhe me komente në postime ta ngacmojë këngëtaren e famshme.
Edhe së fundmi, reperi postoi në Insta një foto teksa shfaqej bukuroshja nga Barbadosi, ku i uronte të gjithëve “Natën e mirë”.
Deri këtu situata është e qetë por tashmë hyn në lojë Dorina Mema e cila ka vendosur ta ngacmojë keq reperin me një koment.
“Të hëngërt morti, po të puqet toka me qiellin kjo nuk hyn në shtëpinë e Bacit, ne i duam nuset bardhoshe”, shkruan ylli i fitnesit.
Noizy mesa duket e ka marrë me sportivitet këtë koment dhe i është përgjigjur: “As prena”, koment ky që na lë të kuptojmë që as e ëma e Noizy-t nuk do ta pranonte Rihannën për nuse.
Sido që të jetë ëndrrat vlejnë edhe ndoshta kur nuk realizohen dot./intv.al/