Nisi të shfaqej me atë që i pëlqente dhe dinte të bëntë më mirë, street fighter (ndeshje në rrugë).
Më pas krijoi grupin OTR dhe u bë një ndër reperat më të mirë shqiptar. Por Noizy nuk u mjaftua me kaq sepse përveç lokalit që menaxhonte në Durrës, gjatë verës mori në menaxhim edhe një tjetër në Tiranë. Aritja e tij e radhës do të ishte hapja e një linje veszhjes “Ilyrian blood line” e cila do të rezultonte shumë e suksesshme.
Por sërish 30 vjeçari nuk mjaftohet me kaq. Ai sapo na njohur me biznesin më të ri, hapjen e një restoranti në Durrës. Ndërkohë që ky i fundit është në punime, reperi njëkohësisht po merret ehe me bashkëpunimin që do të sjellë me reperin e famshëm italian, Ghali.