Në periudhën e rrjeteve sociale është e vështirë të mbash sekrete.
Aq më tepër kur je ti vetë ai që po i nxjerr ato në dritë. Noizy ka postuar një foto në rrjetet sociale ku duket se ka marrë “pozicionin e tij prej reperi”, i veshur me të zeza dhe me një pamje të stilit diss (reper është fundja). Pa përmendur pastaj faktin që imazhi mban logon e Film Nation e cila është një kompani që realizon videoklipe në Kosovë. Megjithatë ai thotë se “nuk do të flasë”, pra nuk do të tregojë për çfarë bëhet fjalë. Në rast se e kemi bërë matematikën e fakteve siç duhet dhe një plus një bëjnë ende dy, atëherë shumë shpejt duhet të kemi një klip të ri nga këngëtari 29 vjeçar. Kush u habit?