Është e konfirmuar tashmë se Noizy dhe Dhurata Dora do publikojnë një këngë së bashku.
Këtë e ka pohuar vetë reperi i ftuar në NIN, ku edhe foli për shumë të pathëna.
Kujtojmë se ata janë përfolur shpesh për një bashkëpunim të mundshëm, por nuk kishin pranuar asgjë deri mbrëmjen e së hënës.
Ai u shpreh se bashkëpunimet janë shtyrë për shkak të gjendjes së pandemisë por siguroi që do të vijnë shumë shpejt bashkë me albumin e ri, para vitit të ri.
Madje një vit më parë një foto e tyre bëri xhiron e rrjetit.
Vlen të theksohet se të dy kanë qenë mjaft aktivë këtë verë.