Pak kohë më parë, Noizy paralajmëroi një koncert, që sipas të cilit, do të jetë më i madhi që është mbajtur në Shqipëri. Asokohe reperi nuk zbuloi shumë detaje përveç faktit se pritet që të mbahet në muajin Gusht dhe se do të ketë 30 mijë pjesëmarrës.
Ndërkohë Noizy ka zbuluar se do të marrin pjesë artistë special kombëtar dhe ndërkombëtarë. Megjithatë, ende nuk është zbuluar data fikse. Reperi ka ndartë gjithashtu disa video teksa diskuton me organizatorët për koncertin.
“Ju Premtoj qe do të jetë koncerti me i madh hiphop në Shqiperi, s’ja keni idenë se farë permasash do te kete ky koncert, si nga kapaciteti njerëzve deri tek të ftuarit e mi special, shqipëtar dhe international, a jeni gati për ne Gusht? Shume shpejt vjen dhe data e sakte për këtë Koncert,”, ka shkruar ai.
Kjo verë do të jetë shumë intensive për Noizy-n. Pas këngës që solli me Ardian Bujupin, Noizy po punon për të sjellë një hit me Ylli Limanin ndërsa së fundmi ka zbuluar se do të ketë një surprizë dhe me Loredanën.