Edhe pse me një axhendë tepër të ngjeshur, me koncert pas koncerti dhe me disa udhëtime brenda ditës, Noizy sërish arrin të gjejë kohë për veten.
Dhe kur e gjen, del në origjinë ashtu si herën e fundit. Duket se clubet dhe netët e zhurmshme me alkol dhe muzikë e kanë mëzritur reperin të cilin e kanë shtyrë ta gjejë relaksin në një tjetër mënyrë. Një ditë me diell si kjo, 30 vjeçari zgjedh t’i kalojë ose pranë detit ose në natyrë duke bërë barbekju në shoqërinë e miqve. Këta të fundit e dinë tashmë aftësinë e tij për të gatuar pasi jo pak herë Noizy ka gatuar për ta, por edhe në një ditë relaksi atij i pëlqen sërish të gatuajë. Edhe në këtë foto ai duket teksa po pjek mish, duke na dhënë pamjen e dikujt në fshat. Një dibran si ai nuk kishte si të mos dilte në origjinë.