Vetizolimi në shtëpi ka bërë që VIP-at tanë t’i drejtohen kuzhinës. Edhe Noizy përveç talentit në muzikë ka treguar se ka dhe një talent tjetër të fshehur. Reperi gjatë gjithë këtyre ditëve ka publikuar pamje të recetave të shijshme që ai vetë i ka gatuar, duke suprizuar kështu të gjithë ndjekësit e tij. Së fundmi Noizy ka publikuar një video ku shihet se ka përgatitur një tavë me perime. Përveçse po ushqehet shëndetshëm, reperi ka gjetur mënyrën më të mirë për të kaluar kohën.