Ai zakonisht nuk i njeh humbjet madje i sfidon ato, por këtë herë Noizy duhet ta pranojë.
Para pak ditësh reperi ishte sfiduar nga miku i tij Lorik Cana në aplikacionin e këtij të fundit ku pyesnin ndjekësit se cili dukej më bukur? Sot ishte vetë Loriku ai që dha publikisht rezultatin madje mjaft krenar duke shpallur veten e tij fitues. " Rezultati nuk lë vënd për koment " shkruan ai. Ndërsa Noizy e pranoi humbjen duke e marrë me sportivitet. Ndoshta të qënurit i bukur nuk bën pjesë në sfidat e tij.