Noizy publikoi para pak ditësh këngën e famshme “Një herë e mirë” dhe duhet ta pranojmë se po bën namin. Si fillim, reperi e nis duke treguar se kush është dhe se çfarë roli ka ai në Hip-Hopin shqiptar. Ai thotë se ka shkatërruar shumë karriera dhe se pa të s’ka lajme.
Ndonëse të gjithë po prisnim të përmendte emra, reperi na ka surprizuar, duke thënë se “nuk merret me plehra” dhe i konsideron kolegët “peshq të vegjël” dhe veten “balenë”.
Në vetëm pak ditë kënga ka arritur gati 3 milionë klikime dhe Noizy ka përfituar nga rasti për të thumbuar sërish kolegët e tij. Ai është shprehur se pa pasur mbështetjen e askujt ka arritur gjithë këtë sukses në një kohë shumë të shkurtër.
Të gjithë i dimë “rivalët” e Noizyt në muzikë dhe sigurisht që ky DISS u intepretua sikur i drejtohet edhe Stresit.
Gjithsesi nuk ka vonuar edhe reagimi i Stresit, i cili prej kohësh është njohur si “kundërshtari” i Noizy-t.
Në një postim në InstaStory, Stresi shkruan se s’ka ndërmend të bëjë më diss-e, por do të thotë fjalën e fundit.
“Mos pritni diss prej meje, as nuk shaj askënd se jemi rrit, por meqë doni realitet, po realitet priteni. Po foli i fundit.”- shkruan Stresi.