Janë komentet në postimet e Noizyt ato që shpeshherë zbulojnë detaje që nuk diheshin.
Këtë herë lideri i grupit OTR ka postuar në profilin e tij të Instagram, një foto nga fëmijëria në të cilën ka dalë bashkë me nënën e tij. “Me ma fal gjithë botën, a e dini që s’është mjaftueshëm?”, shkruan ai krah fotos por ajo që ka rënë në sy ka qenë komenti i moderatores së njohur të Top Channel, Arbana Osmani. “Ma përqafo fort!”, ka komentuar ajo duke zbuluar afrimitetin që ka me familjen e 30 vjeçarit. Madje nuk do të ishte çudi sikur ata të jenë edhe kushërinj pasi janë që të dy nga Dibra.