Është mësuar të sfidojë, të fitojë por jo të humbasë megjithatë këtë herë fati nuk ishte me Noizyn.
Ka qenë ish kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ai i cili mbrëmjen e kaluar iu kthye futbollit pas disa muajve dhe fitoi bindshëm mbi skuadrën e reperit.
"Miq të dashur, pas 11 muajsh që e lashë futbollin , bëmë kalçeton e radhës dhe ta shohim kundërshtarin që ka humb. Kalojmë me pa kundërshtarin që ka humb ndehsjen ", dëgjohet të thotë Loriku krenar teksa shfaqet Noizy.
Ndërsa 30 vjeçari ia ka kthyer menjëherë. “E lashë të fitojë sepse erdhi në fushën time dhe tradita është t’i respektojmë mysafirët, por me 13 Maj do e marr në koncertin e radhës në Tiranë dhe kemi një sfidë të vogël me mikrofon në fushën time”, u justifikua ai për humbjen por që sapo i shpalli një sfidë edhe më të vështirë Lorikut. intv.al