Me këngën "Mbretëresha ime", një dedikim i 8 Marsit për nënën dhe të gjitha nënat në botë, Noizy ka arritur të prekë shumë zemra. Mes tyre edhe atë të modeles shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulajt e cila shpesh poston video ku shihet teksa këndon apo kërcen me këngët e reperit.
"Veç m'thirr n' telefon, në cilin shtet po shkon/ t'kam parë mbrëmë në ëndërr edhe deshta me t'fol/thotë që malli më ka marrë, mezi pres të t'përqafoj/ edhe pse mbrëmë n'darkë ishim bashkë t'u përqafu"
Kanë qenë pikërisht këto vargjet që e kanë mallëngjyer modelen dhe e kanë bërë të rikthehet pas në kohë. Veçanërisht këto fjalë i kanë kujtuar asaj telefonatat me të ëmën gjatë kohës që udhëtonte nga njëri vend në tjetrin për shkak të punës.