Noizy është një artistët me më shumë fansa në vendin tonë dhe me të vërtetë është e jashtëzakonshme çfarë ka arritur të bëjë ai me muzikën në Shqipëri. Të gjithë e dimë se “nickname” i tij Noizy i është vënë nga mësuesi në shkollë në Londër, për shkak se ishte shumë i zhurmshëm, por së fundmi ai ka zbuluar një tjetër “sekret” nga jeta e tij.
Reperi i njohur, pavarësisht se tani është shumë i suksesshëm, duket se në mësime nuk ka qenë i mirë.
Ka qenë vetë këngëtari që ka komentuar në Instagram një foto:“Po jam njëri prej atyre që ngela në klasë”, ka shkruar ai përbri fotos. Noizy gjithashtu ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, duke shkruar “Mos u dorëzo kurrë!”.
Morali? Nuk është e thënë të jesh student ekselent në shkollë që të kesh sukses në jetë. Praktika e ka treguar më së miri këtë.