Kush do ta mendonte?
Axhendë e mbushur me udhëtime, koncerte të shumta, pak orë gjumë dhe gatishmërinë për të kapur koncertin e radhës. Të tilla janë kryesisht ditët e Noizy-t. Madje reperi këtë herë ka rrezikuar edhe jetën e tij për të kapur koncertin e radhës. Për të nuk është hera e parë të bëjë disa koncerte brenda 24 orëve dhe këtë herë duhej të paraqitej në tre të tillë. Pasi mbaroi të parin në Kosovë, në mesnatë u nis për të kapur atë që kishte në Tiranë por që për shkak të shpejtësisë marramendese me të cilën po ecte në autostradë, 30 vjeçari ka rrezikuar edhe jetën e tij. Megjithatë, për fat të mirë asgjë e keqe nuk ndodhi dhe reperi ja doli të ishte shënodsh e mirë “Midis Tirone”. /intv.al/