Telashet për reperin Noizy duken se nuk kanë të sosur.
Në internet po qarkullon një video ku shihet se Noizy dhe miqtë e tij janë përfshirë në një sherr me disa djem në Itali.
Sherri ka qenë shumë i rëndë, mes grushtave dhe shkelmave dhe mësohet se ka nisur pasi Noizy ka refuzuar të bëjë një foto me një fans dhe më pas ky i fundit e ka sharë.
Kaq ka mjaftuar që Noizy dhe shokët e tij të mos i mbajnë më nervat dhe janë zënë me grushta. Deri më tani reperi nuk kishte reaguar, por nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë reagimin e parë ku thotë:
"Nuk ndaloj kur lodhem,
por ndaloj kur mbaroj!"
Kujtojmë se në videon e publikuar dëgjoheshin disa meshkuj ku i thoshin Noizyt të ndalonte!