Duke patur një anxhendë gjithmonë të zënë me koncerte të shumta jashtë Shqipërie, të bën të mendosh se reperi Noizy kishte vizituar pothuajse çdo shtet europian.
E dinit që Noizy nuk kishte qenë më parë në “qytetin e dashurisë”, Paris? Kjo është hera e parë që reperi ndodhet “Midis Parisit” dhe sheh nga afër kullën e famshme Eiffel. Përshtypja? “Më në fund e pashë nga afër, goxha hekur”, shkruan ai . Nuk e dinim gjithashtu që Noizy nuk qenka fare romantik.
Rastësia ka bërë që 30 vjeçari të ndodhet në Paris në të njëjtën kohë me anëtarin e grupit rival, Agon Amiga i cili ka postuar gjithashtu një foto përballë kullës.