Ata njihen prej vitesh dhe e quajnë njëri-tjetrin ‘vëllezër’. Por kjo nuk do të thotë që edhe mes djemve të grupit të ketë hatërmbetje. Diçka e tillë ka ndodhur mes Mali G dhe Noizyt. Ka qenë një status i Ermalit të cilin Noizy nuk e ka pritur aspak mirë dhe e ka hequr reperin nga lista e miqve në Instagram. Mali G ripostoi një thirrje të një faqeje në rrjetet sociale të cilat iu bënin thirrje personazheve publikë shqiptarë të reagonin ndaj vënies së pagesës në rrugën e Kombit. Një prej personazheve të përmendur dhe të kritikuat aty ishte edhe Noizy të cilit Mali G i ka bërë tag.
Pas kësaj, lideri i OTR e hoqi nga personat që ndiqte në Instagram. Por mbrëmjen e kaluar duket se inatet mes tyre janë shuar sepae Noizy i ka bërë sërish folloë Mali G-së. Jo më kotë thonë se miqësitë e vjetra, janë si vera. Sa më e vjetër, aq më e mirë.