Ai është një reper tipik, në stil dhe në veshje.
Kështu që shumë veta mund të jenë habitur kur e kanë parë të vëshur me një kostum dhe papion, pasi zakonisht jemië mësuar ta shohim me veshje sportive. Por këngëtari i albumit “Zin City” vendosi që t’i linte të gjithë pa fjalë në postimin e tij të fundit në Instagram. Shumë elegant, Noizy dukej se kishte një event të rëndësishëm për të ndjekur, aq sa e detyroi të dilte nga stili i tij prej reperi. Nuk besojmë se po martohet kështu si pa dashje apo jo? Kush e di...