Ndërkohë që vera e tij është e tejmbushur me koncerte, Noizy s’po gjen qetësinë e duhur dhe me siguri fansat e tij janë mërzitur shumë, por jo për faj të reperit. Para pak ditësh ai u detyrua të anulonte koncertin në Podujevë për shkak të vonesave në doganë, ndërsa tani një tjetër incident ka ndodhur në koncertin e tij në Strugë.
Me anë të një postimi në Instagram Noizy ka kërkuar ndjesë për zerimin e koncertit në Strugë duke shkruar: "Kërkoj ndjesë për zerimin e koncertit në Strugë. Çfarë turpi".
Në një postim tjetër reperi njofton se koncerti i rradhës do mbahet në Kërçovë.