Nëse për të gjithë të tjerët nata e ndërrimit të viteve është ditë pushimi dhe relaksi pranë familjes, me këngëtarët ndodh ndryshe.
Mbrëmja e fundvitit për këta të fundit është nata më fitimprurëse dhe shumë emra këngëtarësh janë lakuar deri më tani si të përzgjedhurit e clubeve ku do të performojnë deri në orët e para të mëngjesit. Cmime të kripura dhe fitime marramendëse; këto janë dy fjalët kyce që përshkruajnë gjithë atmosferën e prenotimeve në Tiranë . “Bluetooth” ka arritur të zbulojë shifrat e mëdha që disa këngëtarë do të fitojnë natën e ndërrimit të viteve.
Listë n e kryeson reperi Noizy duke u cilësuar si mbret i natës. Ai do të performojë në një nga clubet e kryeqytetit ku do marrë 20 mijë euro. Reperi madje ka refuzuar edhe disa oferta mjaft të majme nga diapsora në mënyrë që të festojë pranë familjes deri në mesnatë .
Nora Istrefi është një tjetër këngëtare, që këtë vit do të paguhet plot 10 mijë euro për performancën e saj. Gjyste Vulaj është po kështu do të paguhet 10 mijë euro për dy netët ku do të performojë. Grupi NRG do të performojë në Tiranë dhe do të marrë në total 10 mijë euro për këtë natë. Rovena Stefa do të jetë në Gjermani dhe do të marrë 10 mijë euro, ndryshe nga një vit më parë ku mori 12 mijë euro.
Adelina Tahiri do të jetë në Zvicër, ku do të marrë 12 mijë euro për mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe 1 janarit.
Gena dhe Silva Gunbardhi këtë vit të ri do ta festojnë me shqiptarët në SHBA. 10 mijë euro kanë kushtuar këngëtarët për performancën e tyre live në Miçigan. Si nata më speciale e vitit, çmime të shtrenjta do të ketë edhe për klientët. Kështu, disa clube në Tiranë i kanë mbyllur tashmë rezervimet e tyre, madje edhe në zonat VIP. Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë hyrja deri tek 30 euro për person. E duke parë çmimet dhe të ftuarit specialë të kësaj nate, atmosfera është e garantuar