Atij nuk i pëlqen vetëm të koleksionojë makina, por edhe të ecë me shpejtësi. E këtë nuk mund ta bëjë më mirë sesa me Ferrarin e tij. Ndodh që herë pas here ta shoqërojë dikush në xhiron me shpejtësi marramendëse. Kujtojmë që herën e fundit ishte mamaja e reperit e cila nuk e përjetoi edhe aq mirë xhiron. Ndërsa këtë herë, rastin për ta provuar ‘çendurinë’ e Noizyt e kishte Lionel Boçi, djali që këndon së fundmi në bashkëpunim me Irkenc Hykën në këngën ‘Pasqyrë’.
Lioneli i vogël duket i patrembur i ulur në vendin e parë të Ferrarit dhe madje dukej se po e shijonte shumë shpejtësinë./intv.al/