Vip-at e showbizz-it parapëlqejnë që të jenë gjithmonë të ndryshëm nga të tjerët.
Në veshje, si i shpenzojnë lekët, në paraqitje, në ushqimet që konsumojnë dhe në mënyrën sesi e kalojnë kohën e lirë, secili pak a shumë ka stilin e vet.
Një gjë të tillë na e ka treguar edhe reperi Noizy, i cili me postimet në Instastory na ka treguar se ka vizituar Sarandën teksa ka postuar edhe një foto ku ndodhet lart një peme duke e shoqëruar këtë me mbishkrimin: “Jetë plot me aventura, një histori e gjatë për t'u treguar”.
Noizy mesa duket ka bërë vërtet diçka që i ka pëlqyer, po fansat çfarë mendojnë?
Ata mesa duket nuk e kanë pëlqyer këtë lëvizje të Zinit dhe e kanë gozhduar me komente duke e simbolizuar si majmun xhungle.
Jo vetëm majmun, por ka patur edhe nga ata që e kanë quajtur Tarzan.
Pavarësisht komenteve Noizy duket t’ia ketë kaluar bukur pasi në foto edhe pse në lartësi të madhe mbi pemë shfaqet i qeshur./intv.al/