Nuk është hera e parë që Noizy bën deklarata thumbuese në rrjete sociale.
Sonte, nuk e dimë me kë e kishte por thumbi i tij nuk qëndroi gjatë në Instagram.
Reperi publikoi në llogarinë e tij një foto të dy makinave, për të cilat shprehej me ironi se i jepte me qira për ata që dëshironin të bënin videoklipe.
Pra, ai po thumbonte kolegët në muzikë për faktin që marrin makina me qira në videoklipet e tyre.
S’dimë pse Noizy u pendua dhe e fshiu postimin e tij, ndërsa foton e ruajti njëra prej faqeve të menaxhuara nga fansat e reperit.