Jo vetëm një reper i suksesshëm por gjithashtu Noizy po ja del edhe si biznesmen.
Së fundmi ai ka hapur një ‘shisha bar’ në Durrës, qytet të cilin ai e frekuenton mjaft shpesh. Se është i lidhur me qytetin e Durrësit, këtë gjë e ka vërtetuar edhe përmes fotografive që ka publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet herë pas here në lokacionet e ndryshme të këtij qyteti. Noizy ka publikuar një fotografi në Instagram, ku ka treguar se ka vizituar vilën e Mbretit Zog. Kjo vilë gjendet në majën më të lartë të qytetit, ndërsa ky duket të jetë një ndër lokacionet më të preferuar të qytetit për reperin e njohur./intv.al/