Ndërkohë që postimet e tij tregojnë se Noizy bën një jetë si në filma, asgjë nuk është kaq e lehtë sa duket.
Fama, milionat, binzeset nuk kanë vetëm atë anën e dukjes. Noizy vetë është shprehur se për të arritur këtu ku është i është dashur të përballet me dyer që i përplaseshin në fytyrë, me netë të tëra pa gjumë si dhe me përshkimin e disa qyteteve njëkohësisht në një kohë të shkurtër.
Këtë ai e tregon edhe me postimin e bërë këto ditë ku ka paraqitur datat e ngjeshura me koncerte, me thuajse çdo ditë të zënë. Dhe Emoji që ka vendosur mbi foto duket sikur reperin e kanë zënë hallet pasi i duhet të sakrifikojë disa gjëra të përditshmërisë .