Pas një pauze në prurjen e projekteve të reja, Enca më në fund ka gati këngën e re.
Por si duket, këngëtarja ka vendosur t’i ‘torturojë’ paksa fansat deri në momentin që do ta publikojë. Me anë të një postimi të bërë në Instagram, iu ka vënë kusht ndjekësve që nëse do të bëhen 100.000 pëlqime në foto, atëherë do ta publikojë këngën ‘Dua’. Kujtojmë që edhe Noizy ndodhej në një situatë paksa të ngjashme me këngën “Gjuha e kampionit’, por ndryshe nga Enca e cila e ka vënë kushtin vetë, këngën e reperit e mbante peng miku i tij, Blerim Destani.