Nominimi i Casey Affleck dhe Mel Gibson për Oscar u pritën me polemika të shumta në rrjetet sociale.
Mesa duket njerëzit nuk e morën aspak mirë vlerësimin e Affleck dhe Gibson për çmimet më prestigjoze në kinematografinë amerikane. Në fakt, të thuash që nuk e morën mirë është një zbutje në këtë rast pasi ata u tërbuan dhe shpërthyen kundër dyshes. Të dy u sulmuan rëndë, Affleck si një “abuzuesh femrash”, ndërsa Gibson si një “derr racist, misogjenistik dhe antisemit”. Kujtojmë se vëllai i vogël i Ben Affleck u akuzua nga dy femra për ngacmimi seksual në vitin 2010, situatë që u sqarua në kushte që su bënë dë ditura për publikun, ndërsa Gibson u përfshi në një skandal anti-semitik kur u arrestua në vitin 2006. Casey Affleck u nominua në kategorinë “Aktori Më i Mirë” për filmin “Manchester by the Sean” dhe Mel Gibson në kategorinë “Regjisori Më i Mirë” për filmin “Hacksaw Ridge”.