INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora dhe Tuna nuk pijnë kafe bashkë për arsyen më të habitshme që nuk e mendonte njeri [FOTO]

Nora dhe Tuna nuk pijnë kafe bashkë për arsyen më të habitshme që nuk e mendonte njeri [FOTO]

Publikuar më: 15:47 29-06-2019

Marrëdhënia e nora Istrefit me kunatën e saj Tunën ngjall gjithmonë interes dhe as njëra e as tjetra të ftuara në emisione të ndryshme nuk i shpërtojnë dot pyetjeve për njëra-tjetrën.

E ftuar së fundmi në Mirage, Nora u pyet edhe për debatin e bujshëm me Tunën, ku tha se ka shumë respekt për të, por kur u pyet se përse nuk del së paku për një kafe me të, këngëtarja dha përgjigje interesante.

“Po, sepse zihemi cila të paguajë kafen, kështu që më mirë nuk po dalim fare”, u shpreh ajo duke qeshur.

Edhe më herët ajo e ka sqaruar raportin e saj me Tunën dhe atë se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa ka theksuar se nuk e sheh asnjëherë si armike.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunë nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559