Dasma e Elita Rudit dhe reperit Gjiko, është kryefjala e mediave rozë këto ditë. Ishtë një ndër dasmat më të bukura që kemi parë, me një Gjiko shumë “funny” dhe Elita si kukull. Mirëpo vëmendje të madhe tërhoqën edhe VIP-at që ishin të pranishëm në dasmë. Një prej tyre edhe Nora Istrefi e cila u shfaq super-seksi në një fustan të kuq elegant, por nuk u shoqërua nga bashkëshorti i saj.
Por Roberti, për shkak të angazhimeve profesionale, e ka pasur të pamundur të ishte pjesë e natës magjike. Në profilin e tij në “Instagram”, ai zbuloi se ndodhej në Zvicër për të performuar për shqiptarët atje.