Për disa ditë me radhë në mediat online qarkulloi lajmi se Nora Istrefi dhe Yrkenc Hyka po përgatisnin një super duet.
Bëhet fjalë për këngën me titull “Tymi i dashurisë”, ku para disa ditësh Nora Istrefi, konfirmoi për “Prive” se klipi ishte përfunduar dhe si e ftuar e Yrkencit në bashkëpunim, po e priste kolegun t’i jepte dorën e fundit dhe ta publikonte.
Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar sipas planit, Yrkenci ka bërë lajmërimin e këngës së re, por emri i Norës mungon.
Këngëtarja nuk figuron në njoftimin që Yrkenci ka nxjerrë në rrjetet sociale, mesa duket ky bashkëpunim nuk do të bëhet, gjithsesi ngelet të presim deri në publikimin e këngës.