INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora Istrefi dhe Melinda sherr në palestër? Menaxheri tregon se çfarë ndodhi mes tyre

Nora Istrefi dhe Melinda sherr në palestër? Menaxheri tregon se çfarë ndodhi mes tyre

Publikuar më: 11:35 25-06-2023

Mediat rozë në Kosovë publikuan së fundmi një lajm lidhur me Nora Istrefin dhe Melinda Ademin. Në rrjet u përfol për një sherr fizik mes dy këngëtareve. Sipas mediave, Nora dhe Melinda janë grindur me njëra-tjetrën ndërsa ndodheshin në palestër.

Fillimisht dy këngëtaret janë grindur me fjalë, më pas janë përleshur edhe fizikisht, e sipas tyre është dashur ndërhyrja e personave të tjerë që sherri mes dy këngëtareve të shuhej. Por ngjarja është mohuar nga menaxheri i Melinda Ademit, Granit Muxheri.
“Jo nuk është e vërtetë që ka ndodhur një përplasje e tillë. Kësaj i kapen, qështu ju patën kap edhe për Dafinën, e Butrintin pa pas asgjë me atë, po bojn kësi tripa e po krijojnë sende,”-ka bërë ai me dije për mediat e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438