INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora Istrefi e gjen veten në një familje

Nora Istrefi e gjen veten në një familje "mbretërore" [FOTO]

Publikuar më: 15:31 11-05-2016

Artistja bukuroshe po i kënaqet jetës së saj të ngarkuar si mama dhe grua në karrierë.

Pavarësisht se është ende një nënë e re, Nora nuk i është ndarë muzikës, madje kënga e saj e fundit është kthyer në një hit, duke i bërë të gjithë të këndojnë nën ritmet e “Sa T’kom Dasht”. Por prioriteti i saj natyrisht që është bukuroshja Rene e cila po rritet sa hap e mbyll sytë. Kjo vihet re shumë mirë në foton e re që Nora ka publikuar në Instagram. Ajo shfaqet krah vogëlushes dhe mamsë së saj në një foto që bën bashkë 3 breza edhe pse mamanë mund ta ngatërronim fare mirë me ndonjë motër më të madhe. Në mbishkrim ylli i shumë hiteve ka shkruar “My Queen. Mamita”, ndërsa në të djathtë të saj princesha e vogël po luante me lodrën e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773