INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora Istrefi gocë për shpi? Kjo që na tregoi Roberti për të me siguri nuk do t’i pëlqejë këngëtares

Nora Istrefi gocë për shpi? Kjo që na tregoi Roberti për të me siguri nuk do t’i pëlqejë këngëtares

Publikuar më: 19:57 28-03-2018

Roberti dhe Nora Istrefi janë një ndër çiftet më simpatikë në showbizin shqiptar. Dyshja shpesh herë janë komentuar për jetën e tyre private si dhe për projektet muzikore.

Nora kur vjen puna tek muzika dhe performancat, është një ndër më të talentuarat, padyshim asetet dhe forma e saj trupore janë pjesë e këtij suksesi, por si çdo person tjetër edhe ajo duket se ka mangësi.

I ftuar në “Kush vjen për drekë”, bashkëshorti i Norës, Robert Berisha, ka treguar një të metë të këngëtares. Gjatë bisedës me moderatoren e emisionit Roberti nuk ka ngurruar t’i nxjerrë bojën bashkëshortes së tij në lidhje më gatimin, duke theksuar se Nora nuk di aspak të gatuajë.

“Jo, Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh”, u shpreh Roberti.

-640-0-5abb74532082b.png

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006