E dinim që nuk do të vononte shumë një klip i ri nga Nora Istrefi.
Jo më kot këngëtarja nga Kosova dukej kaq në formë kohët e fundit, kjo pasi po bëhej gati për xhirimet. Janë publikuar orët e fundit disa foto nga prapaskenat e videos, e cila kemi marrë vesh se është duke u punuar nga studio e "Max Production". Në foto shohim Norën e mbështetur në një piano e veshur me një komplet, pantallona dhe bluze të kuqe, të ngjitura pas trupit. Siç duket as në klipin e ri nuk do të mungojnë imazhet provokuese të këngëtares, e cila historikisht ka vërtetur sharmin e saj para kamerave. Një detaj tjetër i cili është zbuluar nga portali online Telegraf, është se kënga i përket zhanrit pop dhe ka si subjekt një dashuri të humbur. Me siguri kjo e fundit duhet të jetë një zgjedhje e tekstshkruesit, pasi të gjithë e dimë se nga ai krah Nora Istrefi flen e qetë përkrah Robertit!