INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nora Istrefi lë të hapura ofertat për…

Nora Istrefi lë të hapura ofertat për…

Publikuar më: 12:42 19-03-2016

Pas publikimit të klipit të saj më të fundit, me titull “Sa t’kom dasht”, Nora Istrefi ka arritur të zhvendosë vëmendjen tek puna e saj pasi u përmend për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti, Roberti.

 Numri i madh i klikimeve për këngën në Youtube, ka rezultuar edhe përtej parashikimeve të vetë këngëtares. U duk për një kohë sikur motra e saj, Era Istrefi po e linte në plan të dytë suksesin e Norës, por  motra e madhe  tregoi se di si të shkëlqejë në çdo dalje që bën. Megjithatë, përveç gëzimeve për sukseset, Nora ka edhe pengjet e saj dhe një prej tyre e ka bërë publik ajo vetë.

 

Në një nga emisionet ku ishte së fundmi e ftuar, gjatë bisedës u la të kuptohej qartë se një ndër pengjet e këngëtares, ishte mosrealizimi i një reality show të ngjashëm me atë të “Keeping up with the Kardashians”, që e përshtatur në shqip do të ishte “Keeping up with the Istrefis”.  Duke patur disa komponentë favorizues që përkojnë me ato të yjeve botërore siç janë të qënit e famshme, bionde, e martuar, me fëmijë, me motra që janë si në rastin e Kim Kardashian, edhe ato të njohura, kjo do të kishte qenë ndoshta kopja më origjinale e showt të famshëm. Por ajo që iu mungon motrave shqiptare, Istrefi, ka qenë koha për shkak të angazhimeve të tyre të shumta  dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që  nuk kanë mundur t’i thonë “po” një propozimi të tilllë që iu ishte bërë para dy viteve. Megjithatë, Nora, me nota të qarta pendese për çfarë ka ikur, i lë ftesat e hapura për realizimin e një projekti të kësaj natyre i cili me siguri që jo vetëm do t’i bënte motrat më të famshme por do të shtonte edhe shumë zero në llogaritë e tyre bankare.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543