Mbrëmjen e djeshje në emisionin "Shiko Kush Luan" në Top Channel nuk kanë munguar lojërat dhe të qeshurat.
Pikërisht në rubrikën "Ndaje ose pije", aktori Jul Deda e ka pyetur Ylli Limanin se cila nga këngëtaret shqiptare e ka zhgënjyer pasi ai i ka shkruar tekstin e një kënge.
Këngëtari pasi ka rezistuar për disa minuta ka thënë emrin e Nora Istrefit. Ylli ka shkruar tekstin e këngës "Majëm" , të kënduar nga Nora Istrefi.
Më pas nën shoqërinë e të qeshura, Ylli Limani i ka thënë Norës "Të dua", duke e lënë të kuptohet që e ka thënë vetëm për lojë.