INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Nora Istrefi më nxorri me humbje', këngëtarja i kthehet publikisht menaxherit të VIP-ave

'Nora Istrefi më nxorri me humbje', këngëtarja i kthehet publikisht menaxherit të VIP-ave

Publikuar më: 15:27 08-06-2022

Ditën e djeshme menaxheri i VIP-ave, Alesio Alia ishte i ftuar në “Shqipëria Live” tha se Nora Istrefi e ka nxjerrë me humbje. Ai u shpreh se koncertet e saj në Australi nuk kishin rezultuar të suksesshme, të paktën përsa i përket fitimeve.

"Nora s’ka hite, unë i bëra një favor tur menaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova", tha Alesio.

Nora i është përgjigjur menjëherë deklaratës së tij me anë të një postimi në Instastory. Ajo i ka hedhur poshtë të gjitha duke shkruar: Deklarata se ai paska humbur nga koncerti në Australi për shkakun tim është plotësisht e pavërtetë. Përkundrazi pati mjaftueshëm publik duke e marrë parasysh jo-seriozitetin e Alesios në organizimin e eventeve. Alesio në koncertin paraprak njoftoi se në Australi do të performojnë dy nga kolegët tanë dhe i nxorri në shitje biletat. Por në koncert nuk këndoi njëri nga artistët më të mirë në Shqiptari dhe publiku u zhgënjye. Ky veprim i tij ndikoi që fansat të mos besonin në mbajtjen e koncertit tim. Apo t’ja kenë marrë inat. Sikur të ishte korrekt nuk do t’i zinte salla pjesëmarrësit sikur në koncertin e dytë të mbajtur pikërisht në Australi. Tendenca të tilla për të njollosur një karrierë dhe punë shumë serioze timen janë të kota dhe të pabaza.

-640-0-1-1654697600.png

Article Logic
Execution time: 0.0026681423187256