Nora istrefi është një ndër këngëtaret më seksi dhe të tërheqëse të industrisë së muzikës shqiptare. Përveç muzikës së saj të bukur ajo shquhet për pamjen dhe trupin e saj. Gjithmonë e kemi parë në formë, edhe në ato ditë kur ishte shtatzënë, por edhe pas lindjes.
Evoluimi i Norës në stil dhe pamje ka qenë i gjatë dhe i larmishëm, ku vlen të theksohet se gjithmonë ka rënë në sy për guximin e saj.
Edhe këtë herë Nora na vjen me një ndryshim look-u, e cila shfaqet tërësisht me flokë të zeza. Në fillim kur sheh foton që vetë Nora ka postuar në Instagram e ke pak të vështirë ta dallosh dot nëse është Kim Kardashian apo Nora. Gjithsesi duart e arta të Sellmës kanë sjellë një Nora ndryshe, por sigurisht të bukur dhe seksi.
“Si thoni për flokë të zeza?”, ka shkruar Nora përbri fotos dhe ne i themi 'Po Nora, të shkojnë me të vërtet shumë"