Vjeshta sapo ka trokitur dhe gocat, sidomos ato të showbizit, kanë nisur me ndryshimet në look duke na zbukuruar xhirot në Instagram çdo ditë e më shumë.
E radhës që na ka prezantuar me ndryshimin e shtatorit është një nga këngëtaret tuaja të preferuara, Nora Istrefi.
Ajo na ka treguar nëpërmjet dy videosh në Instastory se ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve të saj.
''Ngjyrë e re'' shkruan artistja.
Flokët i ka bërë ngjyrë gështenjë, që si çdo gjë tjetër i shkon kaq shumë.
Nora ndër vite ka treguar se nuk i pëlqen të luajë shumë me look-un e saj dhe rrallëherë e kemi parë të eksperimentojë me flokët.