Nora Istrefi është një prej këngëtareve më të dashura për publikun. Që prej ndarjes nga Roberti ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pse asnjëherë nuk ka folur lidhur me situatën pas ndarjes. Së fundmi ajo ka publikuar në instagram disa foto ku shfaqet shumë sensuale, por mesa duket fansave ju ka rënë në sy diçka tjetër pasi e kanë akuzuar edhe për ndërhyrje në pjesën e gjoksit.
Të shumtë janë ata që e kanë komentuar këtë detaj tek këngëtarja e madje disa e akuzojnë se është mbushur silikon.
“Duket sikur gjoksin ia ka marrë borxh një kukulle”, shkruan një komentues. “I paska bo c**at silikon”, shkruan një ndjekës tjetër. “Më zhgënjeve, s’di të përdorësh as photoshop”, i komenton një tjetër, duke e akuzuar se ka bërë ndryshime në foto.
Pavarësisht vërshimit të komenteve, këngëtarja nuk ka preferuar të replikojë me asnjë prej komentuesve, një taktikë kjo që ajo e përdor shpesh.