Robert Berisha vijon të mbetet kryefjala e portaleve dhe mediave online së fundmi, për shkak të ndarjes me Nora Istrefin. Ata të dy i dhanë fund lidhjes gati 13 vjeçare dhe këtë lajm e dha vetë Roberti në instagramin e tij para disa javësh.
E ndërkohë që ata i kanë dhënë “duart” njëri-tjetrit, një këngëtare e njohur shqiptare ka shprehur simpatinë për Robertin dhe bëhet fjalë pikërisht për Jeta Faqollin.
E pyetur në emisionin “Mirage” se me kë do kalonte një natë, me Lorik Canën apo me Robert Berishën, Jeta zgjodhi këtë të fundit duke thënë: "Ah, po tani, Nora le të më fali sepse Roberti është beqar dhe atë po zgjedh".