INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Normale o plako, shqiptarët kërkojnë azil’. Komentuesit ironizojnë Ramën për shifrat e transportit ajror [FOTO]

‘Normale o plako, shqiptarët kërkojnë azil’. Komentuesit ironizojnë Ramën për shifrat e transportit ajror [FOTO]

Publikuar më: 08:24 28-06-2018

Edi Rama nuk nguron të përplaset virtualisht me ndjekësit e tij në facebook. Por as qytetarët nuk ngurojnë që të ironizojnë dhe të hedhin batuta kundër tij në statuset e tij në facebook. Kështu edhe mëngjesin e kësaj të enjte Kryeministri ka marrë komente negative nga ndjekësit e tij në facebook. Kështu Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke postuar të dhënat e fundit lidhur me numrin e pasagjerëve të transportit ajror. Sipas tij, ka një rritje mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ? dhe me këto tregues të rritjes mbresëlënëse gjatë 6 viteve të fundit në numrin e pasagjerëve të transportit ajror, si edhe me lajmin e mirë që në 5 muajt e parë të vitit, hyrjet e të huajve në vendin tonë janë rritur me 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ju uroj një ditë të bukur ✌️”.
Por pas postimit kanë vërshuar komente të shumta, e ku nuk kanë munguar ironitë. Shumë nga komentuesit i kujtojnë se gjysma e atyre që janë larguar në fakt kanë ikur për të kërkuar azil në vendet e BE.
Komentuesi:
“Haha po normale o plako, me rritjen e numrit të shqiptarëve që braktisin vendin do të rritet dhe numri i pasagjerëve, s’do e bëjnë Shqipëri-Belgjikë me not. Vetëm ti ke dalë 300 herë jashtë Shqipërisë”.
Kishte dhe nga ata që ironizonin vendimin për hapjen e negociatave.
Komentuesi:
Z. Kryeministër na premtove se në fund ë Qershorit do të hapet linja Air Albania?? Apo u shty për Qershorin tjetër edhe ky si negociatat”.

komentet.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.004256010055542