INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Norvegjia do të lejojë me ligj ndryshimin e gjinisë

Norvegjia do të lejojë me ligj ndryshimin e gjinisë

Publikuar më: 09:17 17-05-2016

Norvegjia do t’u mundësojë ligjërisht njerëzve që të ndryshojnë gjininë e tyre. Mendohet të vendoset një rregull paraprak dhe i shumë thjeshtë. Nga ky ligj nuk do të përjashtohen as fëmijët, por mbi moshën 6-vjeçare. Ato do të mund të ndryshojnë gjininë pa ndonjë procedurë mjekësore në bazë të rregullave të propozuara.

Projektligji i ri nënkupton se njerëzit do të mund t’u nënshtrohen trajtimeve hormonale dhe operacioneve, të cilat janë praktikuar për ndryshim legal të gjinisë në vend që nga viti 1970.

Ky ligj do t’u mundësojë edhe fëmijëve 16 vjeç që të ndryshojnë gjininë, nëse të dy prindërit pajtohen. Nëse njëri prind kundërshton, autoritetet mund të vendosin në favor të fëmijës.

Disa aktivistë në Norvegji që e kanë nisur këtë projektligj, shpresojnë se do të votohet nga parlamenti para pushimit të verës.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881