INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Norvegjia, grant 650 mijë euro për shoqërinë civile

Norvegjia, grant 650 mijë euro për shoqërinë civile

Publikuar më: 14:50 12-10-2018

Norvegjia ofron 650 mijë euro për projekt-propozimet e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri dhe në Kosovë që operojnë në fushat kryesore për integrimin e vendit në BE. 40% e këtij fondi janë përcaktuara për Shqipërinë dhe 60% për Kosovën. Nga ky grant, i prezantuar nga “Partners Albania” do të financohen vetëm ato projekte të cilat janë në fushën e mosdiskriminimit dhe barazinë gjinore, mediat e pavarura, minoritetet dhe grupet e margjinalizuara, mbrojtja e mjedisit dhe lufta kundër korrupsionit.
Por Norvegjia është e gatshme të japi më shumë para për financime të projekt-propozimeve që vijnë nga shoqëria civile dhe kjo për Amabasadorin e Norvegjisë për Kosovën dhe Shqipërinë, Strand Sjaastad, vetëm nëse ky fond është i suksesshëm. Aplikimet e shoqërisë civile me projekt-propozime në 5 fushat kryesore do të bëhen on linë deri në datë 5 nëntor. Ky grant, për programin 3 vjeçar, vjen si kontribut për zhvillimin e qëndrueshëm dhe demokratik të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0023860931396484