Norvegjia me sa duket ka gjetur një mënyrë për të larguar emigrantët nga vendi, duke i paguar.
Zyra e Emigracionit e këtij shteti ka bërë thirrje që emigrantëve, që do të largohen nga vendi skandinav do t’u ofrohen nga 10 mijë krone apo rreth 1 mijë euro.
Kjo është një formë joshëse për ti përcjellë emigrant duke iu ofruar 1 mijë euro shtesë për çdo emigrant, që largohet vullnetarisht nga Norvegjia.
Ky fakt është pohuar nga Ministrja e Integrimit, Sylvi Listhaug, e cila tha se kemi nevojë t’i bindim emigrantët të kthehen vullnetarisht në shtëpi, duke iu ofruar para në shkëmbim të ikjes. Sipas saj kjo do të bëjë që të kursehen shumë para, sepse mbajtja e tyre në qendrat e azilit kushton me shumë.