Ajo është një nga modelet më të famshme shqiptare që edhe në Amerikë ka arritur një seri suksesesh.
Tashmë është bërë nënë e një vogëlushe për herë të dytë dhe me postime në Instagram na ka treguar se bashkëshorti i saj kujdeset që ajo të ketë gjithë të mirat.
Ndonëse shpesh ajo na tregon momente nga jeta e saj, këtë herë Emina Cunmulaj është bërë paksa nostalgjike dhe ka kujtuar mamanë e saj që tashmë nuk jeton më.
“Ëngjëlli im. Gëzuar ditëlindjen mami! Më mungon shumë...”, shkruan Emina në foton e postuar në Instastory.