INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘‘Nostradami i Ballkanit’’,ka bërë një sërë parashikimesh për 2018. Kina superfuqi, alienë, klonime...

‘‘Nostradami i Ballkanit’’,ka bërë një sërë parashikimesh për 2018. Kina superfuqi, alienë, klonime...

Publikuar më: 13:06 24-12-2017

Ajo thuhet se ka arritur që të parashikojë sulmet terroriste të 11 Shtatorit, ngritjen e Shtetit Islamik, cunamin e vitit 2004, Brexit, etj. Bëhet fjalë për bullgaren Baba Vanga, e cila vdiq në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare.

Parashikimet e saj shkojnë deri në shekullin e 51-të. Për vitin që vjen, gruaja që njihet si “Nostradami i Ballkanit” ka bërë dy parashikime të mëdha. Ajo ka parashikuar që në vitin 2018, Kina do bëhet superfuqia e botës, duke parakaluar SHBA-në, transmeton mapo. Po ashtu ajo ka parashikuar që në Venus do të zbulohet një formë e re energjie.

Parashikimi i saj i dytë është që Kina do parakalojë SHBA-në si superfuqi në vitin 2018.

Ajo parashikon se shumë shpejt, mjekët do kurojnë çdo sëmundje falë rritjes së klonimit.

Rreth viteve 2262 dhe 2304, njerëzit do arrijnë të udhëtojnë në kohë.

Në vitin 2341 e në vazhdim, një seri katastrofash do e bëjë planetin të pabanueshëm. Njerëzit do emigrojnë në një tjetër sistem diellor, por burimet e pakta do bëjnë që të shpërthejnë luftëra.

Nga viti 3815, njerëzit do zbulojnë një fe të re, e cila do e nxjerrë njerëzimin nga errësira.

Nga viti 4302, konceptet e urrejtjes dhe zemërimit do zhduken plotësisht, njerëzit do jenë të pavdekshëm dhe do asimilohen me alienët.

340 miliardë njerëzit e shpërndarë në univers mund të flasin me Zotin. Në vitin 5079, universi nuk do ekzistojë më.

Article Logic
Execution time: 0.0022859573364258