INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Notari i nxjerr gishtin e mesit babait para çdo gare [FOTO]

Notari i nxjerr gishtin e mesit babait para çdo gare [FOTO]

Publikuar më: 09:11 09-08-2016

Ai ka një “ves” mjaft të veçantë që ka tërhequr shpesh vëmendjen. Para çdo gare Condorelli i tregon gishtin e mesit të atit që është në tribunë, i cili ia kthen me të njëjtën monedhë.

Por cila është arsyeja e këtij gjesti?

Një gjest i tillë, i cili do të habiste këdo, është një rit fatsjellës për 21-vjeçarin Condorelli prej moshës 8-vjeçare. Dhe ai që ja ka mësuar këtë gjest, ka qenë pikërisht Joseph Condorelli, babai i 21-vjeçarit.

“Ti duhet të fitosh besimin në vetvete dhe duhet të thuash “në djall” gjithë të tjerët”, i ka thënë ai djalit të tij duke shtuar se çdo herë që do të ndodhej para garës do i bënte atij gjestin ofendues dhe ai do ia kthente mbrapsht.

21-vjeçari Condorelli ka notuar për herë të parë në nivel Olimpik pasi u grumbullua nga skuadra kanadeze këtë vit.

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895